Sat

07

Jun

2014

Fjala e Sejed Hasan Nasrullah

Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në ceremoninë përkujtimore të sheik Mustafa Kasir Amoli anëtar i këshillit qendror të kësaj partie deklaroi se populli libanez dëshiron forcimin e sigurisë paqes dhe stabilitetit në Liban dhe është i angazhuar për arritjen e këtij qëllimi.

Sejed Hasan Nasrullah, duke theksuar se të gjitha grupet libaneze duhet të bëjnë përpjekje për zgjedhjen e presidentit të ri të Libanit, shtoi se libanezët për zgjidhjen e problemeve të Libanit nuk duhet të presin marrëveshjet mes palëve të huaja. Ai duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e disa grupeve politike kundër Hezbullahut theksoi se nëse në Liban ekzistojnë disa palë që synojnë të nisin një konflikt në kuadër të një projekti të rrezikshëm, e bëj të qartë se ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë konflikt dhe nuk e dëshirojmë atë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut duke folur mbi zhvillimet në Siri tha se rezistenca është e pranishme në frontin e Sirisë për të neutralizuar komplotet të cilat drejtohen kundër të gjithë rajonit. Sejed Hasan Nasrullah tha se rezistenca po qëndron fuqishëm në kufijtë e Libanit përballë çdo agresori të huaj. Ai organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Siri e cilësoi një fitore të madhe për popullin dhe qeverinë siriane dhe shtoi se kërcënimet e perëndimit kundër Sirisë kanë dështuar.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/155716-fjala-e-sejed-hasan-nasrullah

Read More 0 Comments

Sun

30

Mar

2014

Nasrullah: Opsioni i vetëm është rezistenca

11- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i  Hezbollahut libanez ka dënuar projektin sionist për vazhdim të përhershëm të okupimit dhe ka deklaruar se alternativa e vetme për popujt e rajonit dhe Libanit, është rezistenca.

Agjencia e lajmeve Fars njofton se me rastin e hapjes së ngjarjeve kulturore dhe letrare me titull "Xhabal Amel", sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut nëpërmjet një video lidhjeje, ka thënë se problemi i projektit sionist është ende i pranishëm. Disa janë duke u përpjekur për të injoruar atë apo thonë se ky problem nuk ka ndikime anësor. Por ky është një mëkat i madh dhe i vetmi shpëtim është ndjekja e rrugës së rezistencës.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/152629-nasrullah-opsioni-i-vet%C3%ABm-%C3%ABsht%C3%AB-rezistenca

Read More 2 Comments

Mon

17

Feb

2014

Hasan Nasrullah kritikon shtetet islame për neglizhencën që po tregojnë ndaj rrezikut të regjimit sionist

11- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullhahut të Libanit vlerësoi se regjimi sionist është një rrezik për Libanin dhe Palestinën.                        

Ai theksoi se të gjitha shtetet islame aktualisht janë të angazhuar më tepër rreth çështjeve të shteteve të tyre dhe kanë harruar plotësisht rrezikun e regjimit sionist. Sejed Hasan Nasrullah të dielën në një ceremoni të zhvilluar në Bejrut me rastin e ditës së “Dëshmorit”, shtoi se gjendja aktuale e shteteve myslimane të rajonit është rezultat i politikës së Amerikës dhe regjimit sionist të cilën kërkojnë ta zbatojnë pas fitoreve të frontit të rezistencës islame përballë regjimit sionist. Nëse nuk do të ishte rezistenca, Izraeli ende do të ishte prezent në Liban sepse regjimi sionist kërkon të shtrijë hegjemoninë e tij pushtuese edhe mbi Libanin. Armiku duhet ta di se i gjithë kapaciteti dhe potenciale i Hezbullahut nga i cili ka frikë, ende është në gjendje të lartë gatishmërie dhe po zhvillohet për çdo ditë e më tepër. Arabia Saudite po lufton kundër Sirisë në të gjitha frontet, por sot autoritetet e Riadit e kanë kuptuar se këta të rinj që po luftojnë në kuadër të grupeve terroriste në Siri, pasi të kthehen në Arabinë Saudite, atëherë atje do të krijojnë një tragjedi. Populli duhet ta di se rezistenca do të fitojë në këtë luftë dhe aktualisht kjo gjë është çështje kohe, - theksoi ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/150870-hasan-nasrullah-kritikon-shtetet-islame-p%C3%ABr-neglizhenc%C3%ABn-q%C3%AB-po-tregojn%C3%AB-ndaj-rrezikut-t%C3%AB-regjimit-sionist

Read More 0 Comments

Sat

21

Dec

2013

Izraeli ka marrë pjesë në vrasjen e Hasan el-Kejsit

10- Albanian

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Libanit, Hezbullah, ka fajësuar Izraelin për vrasjen e fundit të një prej komandantëve të kësaj lëvizje islamike.

Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se Sejed Hasan Nasrullah gjatë një fjalimi sot me rastin i martirëve të Hezbollahut, tha se të gjitha të dhënat e mbledhura deri më tani tregojnë përfshirjen e Izraelit në vrasjen e Hasan el-Kejsit. Nasrullah tha se el-Kejs ishte një mendimtar i madh dhe kishte udhëhequr një luftë të madhe kundër Izraelit. Hasan el-Kejs, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, u vra më 3 dhjetor para shtëpisë së tij në rrethinat jugore të Bejrutit. Mediat sioniste dhe shërbimi sekret izraelit pranuan se Izraeli ka qenë pjesëmarrës kryesor në këtë vrasje, por zyrtarët politikë të regjimit sionist nuk kanë pranuar një gjë të këtillë për shkak të frikës për hakmarrje.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/141975-sejed-hasan-nasrullah-izraeli-ka-marrë-pjesë-në-vrasjen-e-hasan-el-kejsit

Read More 0 Comments

Wed

13

Nov

2013

Izraeli i shqetësuar për të ardhmen

11- Albanian

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, theksoi se regjimi sionist është duke përgatitur një projekt të ri për shpërthimin e luftës në rajon dhe përsëriti se Izraeli nuk pranon dhe nuk dëshiron asnjë marrëveshje që pengon luftën.

Sejed Hasan Nasrullah në një fjalim në ceremoninë e zisë për dëshmorët e Qerbelasë, në rajonin Dahija në jug të Bejrutit, ka thënë: “Nuk ka dyshim se Izraeli nuk është i kënaqur në lidhje me atë që po ndodh në rajon, dhe vazhdimisht është duke u munduar që brenda botës muslimane dhe arabe të iniciojë konflikte. Qëllimi kryesor i Izraelit është për të imponuar vullnetin e tyre mbi kombet më të vogla rajonale dhe qeveritë e dobëta dhe të dominojë në rajon, tha njeriu i parë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah. Duke iu referuar negociatave mes Iranit dhe grupit 5 +1, Nasrullah tha se Izraeli dhe Natanjahu janë të zemëruar në lidhje me faktin se nuk mund të dominojnë në marrëveshjen mes të Iranit dhe G%5+1. Ai paralajmëroi se dështimi për të rënë dakord mbi programin bërthamor iranian, mund të shkaktojë një luftë në rajon. Për fat të keq disa vende arabe së bashku me Izraelin fuqimisht kundërshtojnë marrëveshjen në mes Iranit dhe Perëndimit, ndërsa edhe disa qeveri arabe refuzojnë zgjidhjen politike të krizës siriane, përfundoi Nasrullah.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/140359-nasrullah-izraeli-i-shqet%C3%ABsuar-p%C3%ABr-t%C3%AB-ardhmen

Read More 0 Comments

Tue

24

Sep

2013

Kërkesa e sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut drejtuar libanezëve

12- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit duke iu drejtuar libanezëve nga ata ka kërkuar të bashkëpunojnë me ushtrinë dhe forcat e sigurimit për të ruajtur sigurinë e vendit.

Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Mejadin, Sejed Hasan Nasrullah, dje në mbrëmje foli mbi zhvillimet e sigurimit në periferinë jugore të Bejrutit dhe tha se të gjithë libanezët duhet të bashkëpunojnë me forcat e sigurimit për ruajtjen e sigurisë. Ai gjithashtu ka shpresuar se forcat libaneze të sigurimit do të zbatojnë më së miri detyrën e tyre. Ndër të tjera Sejed Hasan Nasrullah tha: Hezbullahu i Libanit është kundër krijimit të grupeve të caktuara të tij për të ruajtur sigurinë vetiake, gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë, pasi është i mendimit se qeveria libaneze është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit. Hezbullahu pas shpërthimit në zonën Revis të Bejrutit nga organet libaneze të sigurimit ka kërkuar të vë situatën nën kontroll, mirëpo disa qarqe të caktuara politike kanë tjetërsuar veprimet e Hezbullahut të Libanit. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullahut përgjegjës për shpërthimet në periferinë e Bejrutit ka bërë grupet takfiriste të varur nga terroristët në Siri. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjithashtu ka hedhur poshtë lajmet për gjoja se Siria i ka dorëzuar Hezbullahut armë kimike dhe tha: Të tilla pretendime janë qesharake. Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, nga autoritetet turke dhe saudite ka kërkuar të rishikojnë qëndrimet e tyre kundrejt Sirisë.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/138099-k%C3%ABrkesa-e-sekretarit-t%C3%AB-p%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-t%C3%AB-hezbullahut-drejtuar-libanez%C3%ABve

0 Comments

Sat

03

Aug

2013

Shkatërrimi i regjimit sionist është në interes të popujve

11- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka thënë se shkatërrimi i regjimit sionist është në interes të popujve të rajonit.

Sipas rrjetit televiziv libanez Almejadin, Sejid Hasan Nasrullah gjatë fjalimit të tij me rastin e Ditës ndërkombëtare të Kodsit në jug të Bejrutit ka thënë: "Shkatërrimi i Izraelit nuk është vetëm në interes të Palestinës, por edhe në interes të botës arabe dhe Libanit. Nasrullah lidhur me qëllim të përkujtimit të Ditës ndërkombëtare të Kodsit përballë harresës së Kodsit dhe palestinezëve ka thënë: "Askush në botë nuk ka të drejtë të injoroj asnjë centimetër të territorit palestinez".

http://albanian.irib.ir/lajme/item/136014-nasrullah-shkat%C3%ABrrimi-i-regjimit-sionist-%C3%ABsht%C3%AB-n%C3%AB-interes-t%C3%AB-popujve

Read More 0 Comments

Thu

25

Jul

2013

Ajo çfarë është e rëndësishme për Hezbullahun është përkrahje dhe mbështetja e popullit

15- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike të Libanit (Hezbullah) , theksoi se çështja më e rëndësishme është fakti që Hezbullah gëzon mbështetje dhe përkrahje të madhe tek populli i Libanit, botës arabe dhe islame.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah të mërkurën në mbrëmje në fjalimin e tij të mbajtur në Bejrut, ka reaguar ndaj vendimit të BE-s për futjen e krahut ushtarak të rezistencës islamike në listën e organizatave terroriste, ndërsa shtoi se vullneti i popullit libanez për mbështetjen e rezistencës dëshmon vendosmërinë dhe qëndrimin e tij për të mbrojtur territorin e vendit ndaj agresionit të sionistëve.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/135650-ajo-%C3%A7far%C3%AB-%C3%ABsht%C3%AB-e-r%C3%ABnd%C3%ABsishme-p%C3%ABr-hezbullahun-%C3%ABsht%C3%AB-p%C3%ABrkrahje-dhe-mb%C3%ABshtetja-e-popullit

Read More 0 Comments

Sat

20

Jul

2013

Hezbullahu paralajmëron regjimin sionist për pasojat e ndonjë aventure të re të këtij regjimi

12- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah ka paralajmëruar regjimin sionist duke thënë se Izraeli në luftën e ardhshme duhet të preokupohet më shumë për qytetet në veri të Palestinës së pushtuar sesa për të sulmuar Bejrutin.

Sejed Hasan Nasrullah, mbrëmjen e së premtes në një fjalim të mbajtur në iftarin e organizuar për mbështetjen e rezistencës islamike tha: Izraeli në luftën e ardhshëm në vend që t'i drejtojë sytë tek bombardimi i Bejrutit, duhet të shqetësohet për rajonin Xhalil në veri të Palestinës së pushtuar.

http://albanian.irib.ir/lajme/politike/item/135451-hezbullahu-paralajm%C3%ABron-regjimin-sionist-p%C3%ABr-pasojat-e-ndonj%C3%AB-aventure-t%C3%AB-re-t%C3%AB-k%C3%ABtij-regjimi

Read More 0 Comments

Mon

17

Jun

2013

Sot, gjysma e botës është me ne, prandaj nuk kemi frikë

12- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes islamike libaneze Hezbollah deklaroi: "Në luftën me Izraelin askush nga ne nuk u frikësua dhe ne nuk u lëkundën dhe nuk u dorëzuam, ndërsa sot gjysma e botës është me ne dhe pozita jonë është më e fortë.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/133989-nasrullah-sot,-gjysma-e-bot%C3%ABs-%C3%ABsht%C3%AB-me-ne,-prandaj-nuk-kemi-frik%C3%AB

Read More 0 Comments

Sun

26

May

2013

Hezbullah: Bota islame në përballje me sionistët të veprojë në mënyrë konkrete dhe serioze

14- Albanian

Kështu ka deklaruar Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullahu i cili sipas televizionit Mejadin gjatë një konference të mbajtur dje me rastin e çlirimit të jugut të Libanit dhe dëbimit të ushtrisë pushtuese sioniste, tha: Katastrofa e pushtimit të Palestinës në vitin 1948, nuk është vetëm katastrofë dhe fatkeqësi për Palestinën por për të gjithë arabë.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/133116-hezbullah-bota-islame-n%C3%AB-p%C3%ABrballje-me-sionist%C3%ABt-t%C3%AB-veproj%C3%AB-n%C3%AB-m%C3%ABnyr%C3%AB-konkrete-dhe-serioze

Read More 0 Comments

Thu

28

Feb

2013

Nasrullah u përgjigjet akuzave kundër Hezbullahut

Albanian
Nasrullah u përgjigjet akuzave kundër Hezbullahut
Sejed Hasan Nasrullah, në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmë u është përgjigjur akuzave që u janë drejtuar Hezbullahut dhe përçarjen mes shiitëve dhe sunitëve e ka cilësuar një veprim tepër të rrezikshëm për interesat e Libanit.
http://albanian.irib.ir/lajme/item/129268-nasrullah-u-p%C3%ABrgjigjet-akuzave-kund%C3%ABr-hezbullahut

0 Comments