Sat

07

Jun

2014

Fjala e Sejed Hasan Nasrullah

Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në ceremoninë përkujtimore të sheik Mustafa Kasir Amoli anëtar i këshillit qendror të kësaj partie deklaroi se populli libanez dëshiron forcimin e sigurisë paqes dhe stabilitetit në Liban dhe është i angazhuar për arritjen e këtij qëllimi.

Sejed Hasan Nasrullah, duke theksuar se të gjitha grupet libaneze duhet të bëjnë përpjekje për zgjedhjen e presidentit të ri të Libanit, shtoi se libanezët për zgjidhjen e problemeve të Libanit nuk duhet të presin marrëveshjet mes palëve të huaja. Ai duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e disa grupeve politike kundër Hezbullahut theksoi se nëse në Liban ekzistojnë disa palë që synojnë të nisin një konflikt në kuadër të një projekti të rrezikshëm, e bëj të qartë se ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë konflikt dhe nuk e dëshirojmë atë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut duke folur mbi zhvillimet në Siri tha se rezistenca është e pranishme në frontin e Sirisë për të neutralizuar komplotet të cilat drejtohen kundër të gjithë rajonit. Sejed Hasan Nasrullah tha se rezistenca po qëndron fuqishëm në kufijtë e Libanit përballë çdo agresori të huaj. Ai organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Siri e cilësoi një fitore të madhe për popullin dhe qeverinë siriane dhe shtoi se kërcënimet e perëndimit kundër Sirisë kanë dështuar.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/155716-fjala-e-sejed-hasan-nasrullah

Write a comment

Comments: 0