Mon

17

Feb

2014

Hasan Nasrullah kritikon shtetet islame për neglizhencën që po tregojnë ndaj rrezikut të regjimit sionist

11- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullhahut të Libanit vlerësoi se regjimi sionist është një rrezik për Libanin dhe Palestinën.                        

Ai theksoi se të gjitha shtetet islame aktualisht janë të angazhuar më tepër rreth çështjeve të shteteve të tyre dhe kanë harruar plotësisht rrezikun e regjimit sionist. Sejed Hasan Nasrullah të dielën në një ceremoni të zhvilluar në Bejrut me rastin e ditës së “Dëshmorit”, shtoi se gjendja aktuale e shteteve myslimane të rajonit është rezultat i politikës së Amerikës dhe regjimit sionist të cilën kërkojnë ta zbatojnë pas fitoreve të frontit të rezistencës islame përballë regjimit sionist. Nëse nuk do të ishte rezistenca, Izraeli ende do të ishte prezent në Liban sepse regjimi sionist kërkon të shtrijë hegjemoninë e tij pushtuese edhe mbi Libanin. Armiku duhet ta di se i gjithë kapaciteti dhe potenciale i Hezbullahut nga i cili ka frikë, ende është në gjendje të lartë gatishmërie dhe po zhvillohet për çdo ditë e më tepër. Arabia Saudite po lufton kundër Sirisë në të gjitha frontet, por sot autoritetet e Riadit e kanë kuptuar se këta të rinj që po luftojnë në kuadër të grupeve terroriste në Siri, pasi të kthehen në Arabinë Saudite, atëherë atje do të krijojnë një tragjedi. Populli duhet ta di se rezistenca do të fitojë në këtë luftë dhe aktualisht kjo gjë është çështje kohe, - theksoi ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/150870-hasan-nasrullah-kritikon-shtetet-islame-p%C3%ABr-neglizhenc%C3%ABn-q%C3%AB-po-tregojn%C3%AB-ndaj-rrezikut-t%C3%AB-regjimit-sionist

Write a comment

Comments: 0