Sat

21

Dec

2013

Izraeli ka marrë pjesë në vrasjen e Hasan el-Kejsit

10- Albanian

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Libanit, Hezbullah, ka fajësuar Izraelin për vrasjen e fundit të një prej komandantëve të kësaj lëvizje islamike.

Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se Sejed Hasan Nasrullah gjatë një fjalimi sot me rastin i martirëve të Hezbollahut, tha se të gjitha të dhënat e mbledhura deri më tani tregojnë përfshirjen e Izraelit në vrasjen e Hasan el-Kejsit. Nasrullah tha se el-Kejs ishte një mendimtar i madh dhe kishte udhëhequr një luftë të madhe kundër Izraelit. Hasan el-Kejs, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, u vra më 3 dhjetor para shtëpisë së tij në rrethinat jugore të Bejrutit. Mediat sioniste dhe shërbimi sekret izraelit pranuan se Izraeli ka qenë pjesëmarrës kryesor në këtë vrasje, por zyrtarët politikë të regjimit sionist nuk kanë pranuar një gjë të këtillë për shkak të frikës për hakmarrje.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/141975-sejed-hasan-nasrullah-izraeli-ka-marrë-pjesë-në-vrasjen-e-hasan-el-kejsit

Write a comment

Comments: 0