Izraeli i shqetësuar për të ardhmen

11- Albanian

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, theksoi se regjimi sionist është duke përgatitur një projekt të ri për shpërthimin e luftës në rajon dhe përsëriti se Izraeli nuk pranon dhe nuk dëshiron asnjë marrëveshje që pengon luftën.

Sejed Hasan Nasrullah në një fjalim në ceremoninë e zisë për dëshmorët e Qerbelasë, në rajonin Dahija në jug të Bejrutit, ka thënë: “Nuk ka dyshim se Izraeli nuk është i kënaqur në lidhje me atë që po ndodh në rajon, dhe vazhdimisht është duke u munduar që brenda botës muslimane dhe arabe të iniciojë konflikte. Qëllimi kryesor i Izraelit është për të imponuar vullnetin e tyre mbi kombet më të vogla rajonale dhe qeveritë e dobëta dhe të dominojë në rajon, tha njeriu i parë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah. Duke iu referuar negociatave mes Iranit dhe grupit 5 +1, Nasrullah tha se Izraeli dhe Natanjahu janë të zemëruar në lidhje me faktin se nuk mund të dominojnë në marrëveshjen mes të Iranit dhe G%5+1. Ai paralajmëroi se dështimi për të rënë dakord mbi programin bërthamor iranian, mund të shkaktojë një luftë në rajon. Për fat të keq disa vende arabe së bashku me Izraelin fuqimisht kundërshtojnë marrëveshjen në mes Iranit dhe Perëndimit, ndërsa edhe disa qeveri arabe refuzojnë zgjidhjen politike të krizës siriane, përfundoi Nasrullah.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/140359-nasrullah-izraeli-i-shqet%C3%ABsuar-p%C3%ABr-t%C3%AB-ardhmen

Write a comment

Comments: 0