Kërkesa e sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut drejtuar libanezëve

12- Albanian

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit duke iu drejtuar libanezëve nga ata ka kërkuar të bashkëpunojnë me ushtrinë dhe forcat e sigurimit për të ruajtur sigurinë e vendit.

Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Mejadin, Sejed Hasan Nasrullah, dje në mbrëmje foli mbi zhvillimet e sigurimit në periferinë jugore të Bejrutit dhe tha se të gjithë libanezët duhet të bashkëpunojnë me forcat e sigurimit për ruajtjen e sigurisë. Ai gjithashtu ka shpresuar se forcat libaneze të sigurimit do të zbatojnë më së miri detyrën e tyre. Ndër të tjera Sejed Hasan Nasrullah tha: Hezbullahu i Libanit është kundër krijimit të grupeve të caktuara të tij për të ruajtur sigurinë vetiake, gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë, pasi është i mendimit se qeveria libaneze është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit. Hezbullahu pas shpërthimit në zonën Revis të Bejrutit nga organet libaneze të sigurimit ka kërkuar të vë situatën nën kontroll, mirëpo disa qarqe të caktuara politike kanë tjetërsuar veprimet e Hezbullahut të Libanit. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullahut përgjegjës për shpërthimet në periferinë e Bejrutit ka bërë grupet takfiriste të varur nga terroristët në Siri. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjithashtu ka hedhur poshtë lajmet për gjoja se Siria i ka dorëzuar Hezbullahut armë kimike dhe tha: Të tilla pretendime janë qesharake. Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, nga autoritetet turke dhe saudite ka kërkuar të rishikojnë qëndrimet e tyre kundrejt Sirisë.

http://albanian.irib.ir/lajme/item/138099-k%C3%ABrkesa-e-sekretarit-t%C3%AB-p%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-t%C3%AB-hezbullahut-drejtuar-libanez%C3%ABve

Write a comment

Comments: 0